Online & Prishtinë · 38 lëndë
Arkitekturë
Gjeometria deskriptive është lënda ku shumë studentë ndalen. Problemi zakonisht është të menduarit në hapësirë, jo vizatimi. E ndërtojmë këtë aftësi me projeksione të thjeshta, pastaj me detyrat e provimit.
Lëndët
Kliko një lëndë dhe e vendosim direkt te formulari për orar.
Nuk e gjetëm në listë, por na shkruaj: shpesh e mbulojmë.
Lëndët bazë8 lëndë
- 01
- 02
- 03
- 04
- 05
- 06
- 07
- 08
Projektim arkitektonik6 lëndë
- 09
- 10
- 11
- 12
- 13
- 14
Teknikë & konstruksion9 lëndë
- 15
- 16
- 17
- 18
- 19
- 20
- 21
- 22
- 23
Histori & teori4 lëndë
- 24
- 25
- 26
- 27
Urbanizëm5 lëndë
- 28
- 29
- 30
- 31
- 32
Dizajn interieri6 lëndë
- 33
- 34
- 35
- 36
- 37
- 38
Nuk e gjen lëndën tënde? Na shkruaj. Shpesh e mbulojmë edhe kur s'është në listë.
Si punojmë në këtë sektor
Nga dora te ekrani
Fillojmë me skicë me dorë që ta kuptosh formën, pastaj e modelojmë në program.
Projekti yt, jo shembull
Te programet punojmë mbi projektin që të ka dhënë fakulteti, deri te planet për printim.
Hapësira në mendje
Ushtrime të shkurtra projeksionesh që e forcojnë të menduarit 3D para provimit.
Si duket një kurs
Fillojmë me programin e lëndës dhe me punët që duhet t'i dorëzosh. Te gjeometria deskriptive dhe vizatimi teknik punojmë në letër dhe në ekran, me ushtrime që ngjajnë me ato të provimit dhe të ushtrimeve në fakultet.
Orët zhvillohen në zyrë në Rrugën Shkupi ose online, me ekran të përbashkët dhe shënime që i ruan pas çdo ore. Pyetjet nuk lihen për në fund: kur diçka s'kuptohet, e marrim prapë me një shembull tjetër derisa të ulet.
Sa zgjat kursi varet nga lënda dhe nga data e provimit, prandaj e caktojmë bashkë që në mesazhin e parë. Mësojmë çdo ditë nga 08:00 deri në 22:00, dhe në fund merr certifikatën e Diellëza Education.

Si mund ta ndjekësh
Para provimit
Plan intensiv nga sot deri te data e provimit, me tema të ndara për çdo seancë.
Gjatë semestrit
Seanca të rregullta çdo javë, që mësimi të mos grumbullohet në fund.
Individual ose grup i vogël
Vetëm ti, ose me shokë të të njëjtit vit dhe të njëjtës lëndë.
Online ose në Prishtinë
Në zyrë në Rrugën Shkupi, ose online nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora.
Çdo kurs përfundon me certifikatë.
Pyetje të shpeshta
Cilin program ta mësoj së pari?
Varet nga fakulteti dhe nga çka kërkon profesori. Na trego, dhe të themi ku ia vlen të fillosh.
A mund ta mësoj programin nga zero, jashtë fakultetit?
Po. Për kurse të plota nga baza te niveli i avancuar shiko sektorin Programe CAD & BIM.
A më ndihmoni me afatin e dorëzimit?
Po. Na trego afatin dhe e ndajmë punën në seanca që projekti të dalë në kohë.