DIELLËZA
EDUCATION
WhatsApp
Ballina/IT & programe zyre

Online & Prishtinë · 50 lëndë

IT & programe zyre

Excel-i nuk është vetëm tabelë. Me disa formula të sakta, puna e një dite kryhet në një orë. Mësojmë me skedarë që i ngjajnë punës tënde reale, jo me ushtrime të thata.

Për kë ështëNxënës, studentë dhe të punësuar që duan siguri në kompjuter, nga fillestarët te përdoruesit e avancuar.

Lëndët

Kliko një lëndë dhe e vendosim direkt te formulari për orar.

Programe zyre6 lëndë

  1. 01
  2. 02
  3. 03
  4. 04
  5. 05
  6. 06

Dizajn grafik9 lëndë

  1. 07
  2. 08
  3. 09
  4. 10
  5. 11
  6. 12
  7. 13
  8. 14
  9. 15

Video & montazh5 lëndë

  1. 16
  2. 17
  3. 18
  4. 19
  5. 20

Programim & web13 lëndë

  1. 21
  2. 22
  3. 23
  4. 24
  5. 25
  6. 26
  7. 27
  8. 28
  9. 29
  10. 30
  11. 31
  12. 32
  13. 33

Të dhëna & AI8 lëndë

  1. 34
  2. 35
  3. 36
  4. 37
  5. 38
  6. 39
  7. 40
  8. 41

Rrjeta & siguri4 lëndë

  1. 42
  2. 43
  3. 44
  4. 45

Për fëmijë5 lëndë

  1. 46
  2. 47
  3. 48
  4. 49
  5. 50

Nuk e gjen lëndën tënde? Na shkruaj. Shpesh e mbulojmë edhe kur s'është në listë.

Kurse të veçanta

Si punojmë në këtë sektor

Sipas nivelit tënd

Një test i shkurtë në fillim tregon çka di tashmë, që të mos humbësh kohë.

Skedarë realë

Fatura, tabela, prezantime, postime: ushtrojmë me atë që do ta përdorësh.

Certifikatë

Në fund merr certifikatë që e shton në CV.

Si duket një kurs

Fillojmë me atë që të duhet në punë ose në shkollë: tabela në Excel, dokumente në Word, prezantime, dizajn në Canva e Photoshop, apo programim nga zero. Ushtrimet bëhen me skedarë të ngjashëm me ata që i përdor çdo ditë.

Orët zhvillohen në zyrë në Rrugën Shkupi ose online, me ekran të përbashkët dhe shënime që i ruan pas çdo ore. Pyetjet nuk lihen për në fund: kur diçka s'kuptohet, e marrim prapë me një shembull tjetër derisa të ulet.

Sa zgjat kursi varet nga lënda dhe nga data e provimit, prandaj e caktojmë bashkë që në mesazhin e parë. Mësojmë çdo ditë nga 08:00 deri në 22:00, dhe në fund merr certifikatën e Diellëza Education.

Mësim në zyrën e Diellëza Education në Prishtinë
Në mësim, Prishtinë

Si mund ta ndjekësh

Para provimit

Plan intensiv nga sot deri te data e provimit, me tema të ndara për çdo seancë.

Gjatë semestrit

Seanca të rregullta çdo javë, që mësimi të mos grumbullohet në fund.

Individual ose grup i vogël

Vetëm ti, ose me shokë të të njëjtit vit dhe të njëjtës lëndë.

Online ose në Prishtinë

Në zyrë në Rrugën Shkupi, ose online nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora.

Çdo kurs përfundon me certifikatë.

Pyetje të shpeshta

Nuk di asgjë në kompjuter. A mund të filloj?

Po. Fillojmë nga bazat, me ritmin tënd.

A mund të mësoj vetëm Excel?

Po. Çdo program mund të ndiqet veçmas.

Me cilën gjuhë programimi fillohet?

Varet nga qëllimi yt. Na trego çka do të ndërtosh dhe të propozojmë rrugën.

WhatsApp