Lëndët e vështira, të shpjeguara qartë.
Kurse për studentët e Mjekësisë, Stomatologjisë, Infermierisë, Inxhinierisë dhe Arkitekturës, mësim plotësues në të gjitha lëndët për fëmijët e klasave 1–9, dhe programe IT për projektim. Në grupe të vogla, në zyrë ose online.
Kurse për studentët universitarë
Përgatitje për kolokuiume dhe provime finale, me ushtrime nga afatet e kaluara dhe shpjegime hap pas hapi. Qëllimi nuk është me mësu përmendësh, por me e kuptu lëndën.
Mjekësi, Stomatologji, Infermieri
Inxhinieri, Ndërtimtari, Arkitekturë
Lënda jote nuk është në listë? Na shkruaj, shumë lëndë të tjera i mbulojmë me kërkesë.
Mësim plotësues për klasat 1–9
Mësim plotësues në të gjitha lëndët e shkollës fillore dhe të mesme të ulët: matematikë, gjuhë shqipe, gjuhë angleze, fizikë, kimi, biologji dhe lëndët e tjera. Punojmë me detyrat e shkollës, plotësojmë boshllëqet dhe përgatitemi për testet.
- Të gjitha lëndët, klasat 1–9
- Ndihmë me detyrat e shtëpisë
- Përgatitje për teste dhe testin e arritshmërisë
- Grupe të vogla ose orë individuale
Programe kompjuterike për projektim
Kurse praktike për programet që përdoren në zyrat e arkitekturës dhe të inxhinierisë, si Revit, nga niveli fillestar deri te projekti i plotë. Pyetni për programet dhe grupet që janë të hapura tani.
Pse studentët vijnë te ne
Grupe të vogla
Pak studentë në grup, që çdo pyetje të marrë përgjigje.
Ushtrime reale provimi
Punojmë me detyra dhe pyetje nga afatet e kaluara.
Hap pas hapi
Logjika para formulës: lënda kuptohet, nuk mësohet përmendësh.
Në zyrë ose online
Në Prishtinë ose nga shtëpia, me orar që i përshtatet semestrit.
Pyetjet më të shpeshta
Ku ndodhet Diellëza Education?
Jemi në Prishtinë, Kosovë. Mësimi mbahet në zyrë ose online, kështu që mund të ndjekësh kursin nga çdo qytet.
Për cilët studentë janë kurset?
Për studentët e Fakultetit të Mjekësisë (Mjekësi, Stomatologji, Infermieri), të Inxhinierisë dhe Ndërtimtarisë, dhe të Arkitekturës.
A ofroni mësim plotësues për fëmijë?
Po, në të gjitha lëndët për nxënësit e klasave 1 deri 9, në grupe të vogla ose individualisht.
Si regjistrohem?
Na shkruaj në WhatsApp ose Viber në 049 699 118, ose në Instagram, me lëndën dhe afatin e provimit. Të kthejmë përgjigje me grupet dhe orarin e lirë.
Na shkruaj lëndën dhe afatin
Tregona cilën lëndë ke, në cilin fakultet ose klasë, dhe kur e ke provimin. Të kthejmë përgjigje me grupin dhe orarin që të përshtaten.
- Telefon · Viber · WhatsApp
- +383 49 699 118
- Vendndodhja
- Prishtinë, Kosovë · Online