Vetëm online · 22 lëndë
Content Creator & Marketing Digjital
Postimi i bukur nuk sjell vetvetiu klientë. Sjell klientë postimi që i flet njeriut të duhur, në kohën e duhur, me një ftesë të qartë. Këtë e mësojmë me llogarinë tënde, jo me shembuj të huaj.
Lëndët
Kliko një lëndë dhe e vendosim direkt te formulari për orar.
Nuk e gjetëm në listë, por na shkruaj: shpesh e mbulojmë.
Content Creator7 lëndë
- 01
- 02
- 03
- 04
- 05
- 06
- 07
Marketing digjital7 lëndë
- 08
- 09
- 10
- 11
- 12
- 13
- 14
Reklama me pagesë4 lëndë
- 15
- 16
- 17
- 18
Mjetet4 lëndë
- 19
- 20
- 21
- 22
Nuk e gjen lëndën tënde? Na shkruaj. Shpesh e mbulojmë edhe kur s'është në listë.
Si punojmë në këtë sektor
Me llogarinë tënde
Analizojmë profilin tënd dhe ndërtojmë planin e postimeve mbi të.
Video që mbahen
Si filmohet, si montohet dhe si shkruhet hyrja që njeriu të mos e kalojë.
Plan mujor
Del nga trajnimi me kalendar përmbajtjeje që mund ta ndjekësh vetë.
Si duket një kurs
Trajnimi zhvillohet online dhe fillon me profilin tënd ose të biznesit tënd. Çdo temë, nga strategjia te Reels-at dhe copywriting-u, provohet menjëherë në llogarinë tënde, që në fund të kesh plan dhe përmbajtje të gatshme.
Orët zhvillohen online, me ekran të përbashkët dhe shënime që i ruan pas çdo ore. Pyetjet nuk lihen për në fund: kur diçka s'kuptohet, e marrim prapë me një shembull tjetër derisa të ulet.
Sa zgjat kursi varet nga lënda dhe nga data e provimit, prandaj e caktojmë bashkë që në mesazhin e parë. Mësojmë çdo ditë nga 08:00 deri në 22:00, dhe në fund merr certifikatën e Diellëza Education.
Si mund ta ndjekësh
Para provimit
Plan intensiv nga sot deri te data e provimit, me tema të ndara për çdo seancë.
Gjatë semestrit
Seanca të rregullta çdo javë, që mësimi të mos grumbullohet në fund.
Individual ose grup i vogël
Vetëm ti, ose me shokë të të njëjtit vit dhe të njëjtës lëndë.
Çdo kurs përfundon me certifikatë.
Pyetje të shpeshta
A mbahet edhe në zyrë?
Jo, këto trajnime mbahen vetëm online.
Kam biznes të vogël. A ia vlen?
Po. Trajnimi ndërtohet rreth biznesit tënd dhe klientëve që do t'i arrish.
A më duhet kamerë profesionale?
Jo. Mjafton telefoni. Mësojmë si ta përdorësh mirë.