Online & Prishtinë · 35 lëndë
Klasat 0–9 & Maturë
Kur fëmija ngec në matematikë, zakonisht i mungon një hap i vogël nga një vit më parë. Ne e gjejmë atë hap, e plotësojmë, dhe pastaj ecim me programin e shkollës. Prindi merr informacion të rregullt se si po ecën.
Lëndët
Kliko një lëndë dhe e vendosim direkt te formulari për orar.
Nuk e gjetëm në listë, por na shkruaj: shpesh e mbulojmë.
Klasat 0–510 lëndë
- 01
- 02
- 03
- 04
- 05
- 06
- 07
- 08
- 09
- 10
Klasat 6–915 lëndë
- 11
- 12
- 13
- 14
- 15
- 16
- 17
- 18
- 19
- 20
- 21
- 22
- 23
- 24
- 25
Testet kombëtare & maturë11 lëndë
- 26
- 27
- 28
- 29
- 30
- 31
- 32
- 33
- 34
- 35
- 36
Për diasporën1 lëndë
- 37
Nuk e gjen lëndën tënde? Na shkruaj. Shpesh e mbulojmë edhe kur s'është në listë.
Kurse të veçanta
Si punojmë në këtë sektor
Gjejmë boshllëkun
Në seancat e para shohim ku ngec fëmija realisht, jo vetëm te tema e javës.
Grupe të vogla
Individual ose deri në disa fëmijë, që secili të pyesë pa u turpëruar.
Prindi në dijeni
Pas çdo periudhe ju tregojmë çka u punua dhe çka mbetet.
Si duket një kurs
Fillojmë me klasën, me librin që përdor fëmija dhe me atë që i vjen më e vështirë. Mësimi ndjek programin e shkollës, me detyra të shtëpisë, ushtrime shtesë dhe përsëritje para testeve, ndërsa prindi e di gjithmonë çka po punohet.
Orët zhvillohen në zyrë në Rrugën Shkupi ose online, me ekran të përbashkët dhe shënime që i ruan pas çdo ore. Pyetjet nuk lihen për në fund: kur diçka s'kuptohet, e marrim prapë me një shembull tjetër derisa të ulet.
Sa zgjat kursi varet nga lënda dhe nga data e provimit, prandaj e caktojmë bashkë që në mesazhin e parë. Mësojmë çdo ditë nga 08:00 deri në 22:00, dhe në fund merr certifikatën e Diellëza Education.

Si mund ta ndjekësh
Para provimit
Plan intensiv nga sot deri te data e provimit, me tema të ndara për çdo seancë.
Gjatë semestrit
Seanca të rregullta çdo javë, që mësimi të mos grumbullohet në fund.
Individual ose grup i vogël
Vetëm ti, ose me shokë të të njëjtit vit dhe të njëjtës lëndë.
Online ose në Prishtinë
Në zyrë në Rrugën Shkupi, ose online nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora.
Çdo kurs përfundon me certifikatë.
Pyetje të shpeshta
Jetojmë jashtë vendit. A mund të ndjekë fëmija?
Po. Mësimi mbahet online, edhe për lëndët e shkollës edhe për gjuhën shqipe.
Kur duhet të fillojmë për maturë?
Sa më herët aq më mirë, por punojmë edhe me afate të shkurtra me plan intensiv.
A ndihmoni edhe me detyrat e shtëpisë?
Po, si pjesë e seancës, por qëllimi është që fëmija të mësojë t'i bëjë vetë.