DIELLËZA
EDUCATION
WhatsApp
Ballina/Kurse online për diasporën

Online · në shqip, nga kudo

Kurse online për diasporën

Studion ose shkon në shkollë jashtë vendit, por një lëndë e kupton më lehtë kur ta shpjegon dikush në shqip? Mësimi bëhet online, në orarin tënd.

Për kë ështëStudentë të mjekësisë, inxhinierisë dhe arkitekturës në Evropë dhe më gjerë, nxënës të klasave 0–9 në diasporë dhe të rinj që duan të mësojnë programe si AutoCAD, Revit ose Excel.

Si mund ta ndjekësh

Para provimit

Plan intensiv nga sot deri te data e provimit, me tema të ndara për çdo seancë.

Gjatë semestrit

Seanca të rregullta çdo javë, që mësimi të mos grumbullohet në fund.

Individual ose grup i vogël

Vetëm ti, ose me shokë të të njëjtit vit dhe të njëjtës lëndë.

Online ose në Prishtinë

Në zyrë në Rrugën Shkupi, ose online nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora.

Çdo kurs përfundon me certifikatë.

Pyetje të shpeshta

Në cilën gjuhë zhvillohet mësimi?

Shpjegimi bëhet në shqip. Termat i lidhim edhe me gjuhën në të cilën studion, që të mos ngatërrohesh në provim.

Si e rregullojmë orarin?

Mësojmë çdo ditë nga 08:00 deri në 22:00 me orën e Prishtinës, e cila në pjesën më të madhe të Evropës është e njëjtë.

A merr certifikatë?

Po, çdo kurs përfundon me certifikatë të Diellëza Education.

WhatsApp