Online & Prishtinë · BIM
Kurs ArchiCAD
Me ArchiCAD e projekton një banesë ose shtëpi nga fillimi deri te fletët për printim. Kursi ndërtohet rreth atij projekti dhe përfundon me certifikatë.
Çka mëson
ArchiCAD8 tema
- 01
- 02
- 03
- 04
- 05
- 06
- 07
- 08
Si punojmë në këtë sektor
Nga baza te avancuar
Fillon aty ku je. Nëse e njeh bazën, kalojmë direkt te pjesët që të duhen në punë.
Projekt real
Çdo kurs përfundon me një projekt të plotë që mund ta tregosh në portofol.
Grupe të vogla
Ekrani yt shihet gjatë punës, që gabimet të korrigjohen menjëherë.
Si duket një kurs
Fillojmë me atë që do ta bësh me programin: detyrë fakulteti, punë në zyrë apo portofol. Pastaj e ndërtojmë kursin rreth një projekti, që çdo komandë ta mësosh aty ku të duhet realisht.
Orët zhvillohen në zyrë në Rrugën Shkupi ose online, me ekran të përbashkët dhe shënime që i ruan pas çdo ore. Pyetjet nuk lihen për në fund: kur diçka s'kuptohet, e marrim prapë me një shembull tjetër derisa të ulet.
Sa zgjat kursi varet nga lënda dhe nga data e provimit, prandaj e caktojmë bashkë që në mesazhin e parë. Mësojmë çdo ditë nga 08:00 deri në 22:00, dhe në fund merr certifikatën e Diellëza Education.

Si mund ta ndjekësh
Para provimit
Plan intensiv nga sot deri te data e provimit, me tema të ndara për çdo seancë.
Gjatë semestrit
Seanca të rregullta çdo javë, që mësimi të mos grumbullohet në fund.
Individual ose grup i vogël
Vetëm ti, ose me shokë të të njëjtit vit dhe të njëjtës lëndë.
Online ose në Prishtinë
Në zyrë në Rrugën Shkupi, ose online nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora.
Çdo kurs përfundon me certifikatë.
Pyetje të shpeshta
A më duhet licencë e ArchiCAD-it?
Graphisoft e jep falas versionin edukativ për studentë dhe mësimdhënës. Të tregojmë si ta marrësh.
ArchiCAD apo Revit?
Të dyja janë programe BIM. Zgjidhet sipas zyrës ose tregut ku do të punosh. Të ndihmojmë të vendosësh.
A merr certifikatë?
Po, kursi përfundon me certifikatë të Diellëza Education.