DIELLËZA
EDUCATION
WhatsApp
Ballina/Programe CAD & BIM/Kurs Revit

Online & Prishtinë · BIM

Kurs Revit

Në Revit nuk vizaton vija, ndërton objektin. Në kurs e modelon një ndërtesë të plotë nga planimetria te fletët finale, dhe merr certifikatën.

Për kë ështëStudentë dhe profesionistë të arkitekturës dhe ndërtimit që duan të punojnë me BIM, në zyrat këtu ose jashtë vendit.

Çka mëson

Revit8 tema

  1. 01
  2. 02
  3. 03
  4. 04
  5. 05
  6. 06
  7. 07
  8. 08

Si punojmë në këtë sektor

Nga baza te avancuar

Fillon aty ku je. Nëse e njeh bazën, kalojmë direkt te pjesët që të duhen në punë.

Projekt real

Çdo kurs përfundon me një projekt të plotë që mund ta tregosh në portofol.

Grupe të vogla

Ekrani yt shihet gjatë punës, që gabimet të korrigjohen menjëherë.

Si duket një kurs

Fillojmë me atë që do ta bësh me programin: detyrë fakulteti, punë në zyrë apo portofol. Pastaj e ndërtojmë kursin rreth një projekti, që çdo komandë ta mësosh aty ku të duhet realisht.

Orët zhvillohen në zyrë në Rrugën Shkupi ose online, me ekran të përbashkët dhe shënime që i ruan pas çdo ore. Pyetjet nuk lihen për në fund: kur diçka s'kuptohet, e marrim prapë me një shembull tjetër derisa të ulet.

Sa zgjat kursi varet nga lënda dhe nga data e provimit, prandaj e caktojmë bashkë që në mesazhin e parë. Mësojmë çdo ditë nga 08:00 deri në 22:00, dhe në fund merr certifikatën e Diellëza Education.

Mësim në zyrën e Diellëza Education në Prishtinë
Në mësim, Prishtinë

Si mund ta ndjekësh

Para provimit

Plan intensiv nga sot deri te data e provimit, me tema të ndara për çdo seancë.

Gjatë semestrit

Seanca të rregullta çdo javë, që mësimi të mos grumbullohet në fund.

Individual ose grup i vogël

Vetëm ti, ose me shokë të të njëjtit vit dhe të njëjtës lëndë.

Online ose në Prishtinë

Në zyrë në Rrugën Shkupi, ose online nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora.

Çdo kurs përfundon me certifikatë.

Pyetje të shpeshta

A më duhet licencë e Revit-it?

Autodesk e jep falas versionin edukativ për studentë dhe mësimdhënës. Të tregojmë si ta marrësh.

Revit apo ArchiCAD?

Të dyja janë programe BIM. Zgjidhet sipas zyrës ose tregut ku do të punosh. Të ndihmojmë të vendosësh.

A merr certifikatë?

Po, kursi përfundon me certifikatë të Diellëza Education.

WhatsApp